Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Intervistimi i kandidatëve për anëtarë të KPM-së me poentim të hapur e pa kamera

Komisioni parlamentar që i interviston kandidatët për anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), ka vendosur të përjashtojë kamerat nga procesi i intervistimit, me arsyetimin se kandidatët mund të vihen në siklet.

Komisionin e kryeson Nijazi Isaku, ndërsa anëtarë janë Besim Muzaqi, Fitim Haziri, Valon Ramadani, Valentina Bunjaku, Mergim Lushtaku, Isak Shabani, Albana Bytyqi dhe Fidan Jilta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kandidatët që do të intervistohen janë: Luljeta Aliu-Krasniqi, Teuta Hoxha- Morina, Violeta Hyseni-Kelmendi, Veton Kasapolli, Granit Musliu, Jeta Abazi-Gashi, Xhevat Latifi, Sabedin Sinani dhe Tringë Arifi.

Nga nëntë kandidatët, varësisht nga rezultatet, në seancë plenare për votim do të dërgohet gjashtë emra, në mënyrë që në fund të zgjidhen tre prej tyre.

Monitorues të këtij procesi janë Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe AMPEK-u.