Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në orët e vona të mërkurën u takua me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Deri në mesnatë asnjë fjalë nuk u tha lidhur me takimin e çka u diskutua aty.
Të enjten, Zyra e Kryeministrit njoftoi se në darkë u diskutua për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë linjëzimin e plotë të politikës së jashtme me bllokun 27-anëtarësh si përcaktim strategjik, si dhe angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në përmbushjen e reformave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në kontekst të integrimit evropian u diskutua edhe për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.
Kurti e Sorenseni po ashtu njoftohet se biseduan edhe për aktualitetet politike dhe zhvillimet e brendshme.
Sorensen ka nisur vizitën në Prishtinë, pasi ai vizitoi Beogradin më 9 prill, ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Qëllimi i takimit me Vuçiqin, mes tjerash, sipas Sorensenit, ishte avancimi i diskutimeve për çështjet kryesore të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, e edhe për “analizimin e përparimit” në zbatimin të Ligjit të Kosovës për të huajt.
ZKM nuk ka njoftuar nëse edhe mes Kurtit e Sorensenit është diskutuar rreth dialogut.
Sorensen herën e fundit në Kosovë ishte një muaj më parë, kur bashkë me kryeministrin Kurti arritën dakoordimin për lehtësira për serbët, gjatë procesit të zbatimit të Ligjit për të huajt.
Këtë, shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, e pati vlerësuar si moment të ri në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe pati shprehur gatishmërinë që së shpejti ta organizojë një takim të nivelit të lartë.
Për harmonizim të hapave të ardhshëm në dialog, Sorensen muajin e kaluar pati zhvilluar takime edhe me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan.