Përfaqësues të Lëvizjes FOL kanë thënë se kanë marrë raportime të punonjësve të disa ministrive në vend, për shkak se u është kërkuar të dalin në vendin e tyre të punës me staf të plotë, pavarësisht vendimit të Qeverisë që institucionet publike duhet të punojnë me staf të përgjysmuar për shkak të situatës me koronavirus në vend.
Erblin Hoxha nga kjo organizatë ka thënë se ky raportim është shqetësues. Sipas tij, me këtë po rrezikohet jeta e qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja “Fol” ka kërkuar nga inspektorati të marrë masa. Kjo organizatë ka thënë se është shqetësuese relaksimi i institucioneve pas rënies së numrit të rasteve të reja me infeksion.