Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorati largon nga tregu një lloj të mbushësve të telefonave

mbushës telefoni të sekuestruar

Inspektorati i Tregut ka larguar nga tregu një lloj të mbushësve të telefonave pasi nuk është përputhur me standardin e kërkuar pas testimeve që janë bërë në një laborator, ka njoftuar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të premten.

Sipas njoftimit, inspektorët kanë marrë mostra për testim të mbushësve të telefonave të brendit “LDNIO” 45W PD/QC.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Testimi i produktit u krye si pjesë e një projekti rajonal. Produkti elektrik në fjalë u testua në një laborator të akredituar dhe rezultoi se nuk përputhej me kërkesat e standardit EN 62368-1:2014+A11:2017, të cilat janë esenciale për përputhshmërinë me Rregulloren teknike për pajisjet elektrike të dizajnuara për përdorim brenda kufijve të caktuar të tensionit”, ka njoftuar MINT-i.

Për këtë, siç thotë njoftimi, është njoftuar edhe Dogana.

MINT-i ka lënë numrin e telefonit (0800 11000) dhe e-mailin ([email protected]) për qytetarët të cilët mund të hasin produkte të tilla në treg.