Srgjan Vuçiniq, iniciues i peticionit për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë për KOHËN se kanë mbledhur numrin e mjaftueshëm të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit.
Mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Zubin-Potokut nisi të premten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër ta shkarkuar kryetarin Zeqiri duhen 1347 nënshkrime të votuesve.
“Po ka mbaruar. Kemi më tepër se që duhet numër të nënshkrimeve”, ka thënë Vuçiniq.
Mbledhja e nënshkrimeve ka nisur edhe në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Zveçan. Në këto tri komuna është thënë se janë mbledhur tashmë nënshkrimet e mjaftueshme për shkarkimin e kryetarëve.
Afati përfundimtar për mbledhjen e nënshkrimeve në Mitrovicë V., Leposaviq e Zubin-Potok është 22 janari, ndërsa në Zveçan është 27 janari.