Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se uji nga Liqeni i Badovcit ende nuk mund të përdoret për pije.
Në njoftimin e lëshuar nga IKSHPK-ja thuhet se nga monitorimin i ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina”, rezulton se vlerat e manganit ende janë të larta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rezultatet nga analizat e ditës e diele (03. 11. 2024) tregojnë se vlerat e manganit sillen: Më e ulëta 0.151 mg/l (Lagja Qëndresa) deri te më e larta: 0.467 mg/L (Rr. Hyzri Talla -Kodra e Diellit). Bazuar në të dhënat si më lart, uji në tërë zonën e furnizimit nga Liqeni i Badovcit ende nuk mund të përdoret për pije”, thuhet në njoftim.
IKSHPK në bashkëpunim me Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” do të vazhdojnë monitorimin e rregullt të ujit.