Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

IKSHPK-ja apel për kujdes gjatë temperaturave të larta: Pini ujë dhe shmangni dehidratimin

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke u rekomanduar qytetarëve të ndërmarrin masa për të mbrojtur shëndetin.

Sipas IKSHPK-së, është e rëndësishme që qytetarët të pinë ujë rregullisht për të shmangur dehidratimin, të konsumojnë ushqime të lehta dhe të freskëta, si dhe të shmangin pijet alkoolike dhe ato me përmbajtje të lartë sheqeri.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, Instituti këshillon veshjen me rroba të lehta dhe freskimin e trupit me ujë, si masa të thjeshta që ndihmojnë në përballimin e vapës.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ekspozimit në temperatura të larta.