Arbëri

Hoxha takon të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së, flasin për situatën e sigurisë

Gazmend Hoxha dhe Anu Prattipati

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në takim janë diskutuar çështje që lidhen me situatën e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës. 

“Dy palët diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjithë qytetarëve me qëllim që ata dhe komunitetet e tyre të mbahen të sigurta në mënyrë efektive”, thuhet në njoftim.

Hoxha thuhet se ndër të tjera ka theksuar se Policia e Kosovës bazuar në detyrat, misionin dhe vizionin e saj, po përmbush me sukses objektivat e saja strategjike, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe shërbimit ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi.