Arbëri

Hetimi ndërkombëtar për shpëlarje të parave përfshin edhe Kosovën, arrestohet një i dyshuar

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar për një operacion policor në kuadër të një hetimi të përbashkët me EUROPOL-in dhe Prokurorinë Distriktuale të Republikës së Katanisë kundër krimit financiar dhe piraterisë audovizive që ka çuar në shpëlarje të parave.

Ky hetim që u zhvillua në disa shtete të botës, përfshiu edhe Kosovën ku është arrestuar një shtetas i Kosovës me inicialet P.B..

“Urdhër kontrolli në Kosovë është realizuar si një hap i rëndësishëm procedural, në kuadër të një operacioni të gjerë ndërkombëtar kundër krimit financiar dhe piraterisë audiovizive, që kanë çuar në shpëlarjen e parave dhe përfitimeve financiare të kundërligjshme, në disa shtete të ndryshme të botës, përfshirë edhe në Kosovë. Gjatë hetimeve të zhvilluara ka rezultuar se në mesin e të dyshuarëve të këtij grupi kriminal është edhe një shtetas i Kosovës, me inicalet P.B”, thuhet në raportin e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Bastisje me urdhër të PSRK-së u kryen në dy lokacione në Prishtinë dhe në fshatin Zaplluxhë të Komunës së Dragashit nën dyshimin për kryerjen e veprave penale: “Cenim i të drejtave të autorit”, nga neni 290 i KPRK-së; “Shpëlarja e parave”, nga neni 302 i KPRK-së;

Ky operacion u zhvillua njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, në Spanjë, Itali dhe Rumani.

“Operacioni, i zhvilluar njëkohësisht edhe në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, dhe Rumani, ka mundësuar eliminimin e një infrastrukture informatike, e cila shërbente në mënyrë të paligjshme për miliona përdorues, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përmes një sistemi të sofistikuar informatik – IPTV. Ndërsa, në hetim kanë bashkëpunuar edhe Kandaja, India, Koreja e Jugut dhe Emiratet e Bashkuara. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kompjuter dhe katër hard disqe. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit financiar dhe atij ekonomonik”, thuhet tutje në njoftim.

Ky operacion policor u zhvillu më 22 janar të këtij viit.