Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë të hënën se vendimi i presidentes, Vjosa Osmani, për të shpërndarë Kuvendin ishte i ngutshëm dhe jo kushtetues.
Ajo ka deklaruar se do ta kundërshtojë atë vendim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vendimi i presidentes për ta shpërndarë Kuvendin për mua ka qenë befasi sepse është jokushtetues, është i ngutshëm dhe si të tillë do ta kundërshtoj edhe si kryetare e Kuvendit”, ka thënë Haxhiu.
Ajo tutje ka theksuar se nuk duhet të bëhet presion ndaj Kushtetueses.
"Këtij vendimi nuk do duhej t'i gëzohej asnjë deputet sepse realisht është minim i punës së Kuvendit... thërras të gjithë që ta lënë Gjykatën Kushtetuese që ta bëjë punën e saj, sepse jam e bindur që në rrethana të tilla Gjykata mund të vendoset në presione nga kushdo
Haxhiu, ka thënë se sot Lëvizja Vetëvendosje do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese lëndën që ndërlidhet me dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Haxhiu ka deklaruar se pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë shpejt masë të parakohshme.
“Sa i përket çështjes për të cilën jeni të interesuar tashmë pritet që grupi parlamentar i Vetëvendosjes ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese lëndën që ndërlidhet me dekretin jokushtetues të presidentes Osmani. Pres që Gjykata Kushtetuese të veprojë në përputhje me ndjeshmërinë e çështjes dhe të marrë shpejt së pari masën e përkohshme sepse pasojat do të jenë të pariparueshme, prandaj le ta presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese në raport me situatën aktuale”, tha ajo. “Nëse ka dekret për shpërndaje të Kuvendit, Kuvendi nuk mund të vazhdojë punën por nëse ka masë të përkohshme nga Kushtetuesja rrethanat do të ndryshojnë”.
Ndërkohë që kryeparlamentarja Albulena Haxhiu më 5 mars ka njoftuar se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dështimit të seancës për zgjedhjen e presidentit. Ajo ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kushtetuesja vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e presidentit dhe masë pezulluese për afatin kushtetues. Gjithashtu ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së mosprezencës së deputetëve të opozitës në seancën për zgjedhjen e presidentit.
VIDEO: