Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u është drejtuar grave dhe vajzave të shtunën që të mos e durojnë asnjë formë të dhunës.
Ajo ka thënë se organet e drejtësisë duhet ta kryejnë punën si duhet, pa anashkalime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I bëj thirrje të gjitha grave dhe vajzave mos e durojnë asnjë formë të dhunës. Të thërrasin policinë e Kosovës, numrin 192”.
Haxhiu i ka bërë thirrje policisë, prokurorisë e gjykatave që të mos udhëhiqen prej mendësisë seksiste dhe ta kryejnë punën e tyre.
“Nuk guxojnë institucionet tona të mos e kryejnë punën e tyre. Ata duhet të japin përgjegjësi për veprimet e tyre”.
Të premten, 25 nëntor, është hapur fushata “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore” në Prishtinë.
Mëngjesin e djeshëm një grua 63-vjeçare u vra në kryeqytet nga bashkëshorti i saj 70-vjeçar.