Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu s’ngutet për anëtarin e fundit të KQZ-së: Asgjë s’rrezikohet me 10 anëtarë

Albulena Haxhiu

Foto: Driton Paçarada

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të funksionojë edhe pa anëtarin e fundit, që po kërkohet nga dy parti.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë kërkesë për anëtarin e tretë të saj në KQZ, ndërsa Partia Demokratike për të dytin. Ish-presidentja Vjosa Osmani nuk e pati kompletuar përbërjen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E Haxhiu ka thënë se do të veprojë “kur të konsiderojë se duhet të veprojë”.

“Jam interesuar nëse kjo përbën problem për KQZ-në. Dje dëgjova që thanë se do të kontestohet procesi zgjedhor e kështu me radhë për shkak të një anëtari, por kam njoftuar se i kam dy kërkesa të PDK-së dhe të VV-së për t’i emëruar anëtarët e tyre si anëtar të fundit në Komision. Kam pasur qëndrim edhe më herët, fuqia politike, proporcionaliteti, përfaqësimi janë parimet që nuk duhet t’i mohojë askush. Duke qenë se kanë kaluar të gjitha afatet, sepse mendoj se një proces që u nis nga Osmani është dashur të përmbyllej nga vetë ajo. Të gjitha afatet kanë kaluar jam në trajtim të saj dhe do të veproj me përgjegjësi, por të jemi të sigurt se me 10 anëtarë asgjë nuk rrezikohet, as certifikimi i partive e as i rezultateve e as të tjerat. Do të veproj kur të konsideroj se duhet të veproj”, ka thënë ajo teksa ka ftuar “të pakënaqurit t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”.