Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës po tenton vetëm ta mbrojë “pasurinë kolosale” të saj, me dërgimin e 16 projektligjeve në Gjykatë Kushtetuese – ndër to edhe Ligji për Byronë për Konfiskimin dhe Sekuestrimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas saj, dërgimi i Ligjit për byronë në Kushtetuese tregon “frikën e tyre të thellë ndaj këtij ligji, i cili rrezikon të prekë rrënjët e korrupsionit që ata vetë kanë kultivuar ndër vite”.
“Me këtë veprim, është e qartë se angazhimi i tyre politik nuk ka më të bëjë me aspirata apo vizione për të ardhmen, por thjesht me një përpjekje të dëshpëruar për të mbrojtur pasurinë kolosale të fituar padrejtësisht në të kaluarën. Kjo është lufta e tyre për të mbajtur atë që kanë grabitur në kurriz të qytetarëve”, ka shkruar ajo në Facebook.
Haxhiu ka insistuar se Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme do të bëhet.
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë, IKD-ja kërkon ndryshime para miratimit të ligjit
-
Gërvalla: Krijimi i Byrosë domosdoshmëri, pasuria e pajustifikueshme t’u kthehet qytetarëve
-
Hasanpapaj për VV-në: Byroja është politike për linçim, është bërë politikë me drejtësinë
-
Lushaku-Sadriu drejtuar VV-së: Jeni të pandershëm, Byroja me juve ka me pasë punë
-
Bugaqku: Nxitimi për miratimin e projektligjit për Byronë po bëhet që të përdoret në fushatë