Albulena Haxhiu do ta nisë ushtrimin e detyrës së presidentes me homazhe në Rezallë të Skenderajt, në 27 vjetorin e Masakrës së kryer nga ushtria dhe policia e Serbisë.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Haxhiu homazhet do t’i bëjë rreth orës 10:00. Ishte ky njoftimi i parë i Presidencës me kryeparlamentaren Haxhiu si u.d. e presidentes, pak orë pasi mori këtë detyrë nga Vjosa Osmani të cilës i përfundoi mandati.
Më 5 prill të 1999-s në këtë fshat u ekzekutuan 98 shqiptarë, civilë të pafajshëm e të pambrojtur. Forcat serbe rrethuan shtëpitë e banorëve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. Nga Masakra e Rezallës vetëm tre meshkuj kanë shpëtuar gjallë.
E javën e shkuar, Haxhiu ishte në qendër të kritikave pasi gjatë udhëheqjes së Kuvendit nga ajo, ky institucion financoi një ekspozitë për masakrat në Kosovë. Ekspozita shpërfaqi të dhëna të pasakta. Ajo u pezullua pas reagimeve publike. Në vend të civilëve të vrarë, në shumë raste ajo i paraqiti viktimat si individë të armatosur.
LEXO EDHE:
-
Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës së Rezallës: Do të angazhohemi për drejtësi
-
Haxhiu reagon pas sulmit në Skenderaj: Institucionet përgjegjëse të veprojnë menjëherë
-
Haxhiu në 27-vjetorin e Masakrës në Bukosh: Të hetohen dhe gjykohen kriminelët e luftës
-
Kujtohet Sali Çekaj në 27-vjetorin e rënies
-
Haxhiu: Krimet e Serbisë s’do të harrohen kurrë