Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, së bashku me Ministrin në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, kanë bërë homazhe në 27-vjetorin e Masakrës në Bukosh.
Haxhiu tha se më 3 maj të vitit 1999, pra para 27 vjetësh, nga kolona e familjeve shqiptare u ndanë 25 civilë të pafajshëm, burra e djem nga mosha 85 vjeçe deri në atë 5 vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo “Ata u morën dhunshëm nga familjet e tyre. Familjet e tyre në anën tjetër u detyruan që ta vazhdojnë rrugën e dëbimit. Ndërsa civilët e pafajshëm u sollën në këtë shkollë, u vendosën pranë mureve të kësaj shkolle dhe u pushkatuan. Pra, jo në një betejë, jo në një përballje të armatosur, por u vranë dhe u pushkatuan mizorisht, ftohtësisht e qëllimshëm”, theksoi Haxhiu, bëhet e ditur në një komunikatë për media.
Sipas saj, kjo çfarë ka ndodhur para 27 vjetëve në Bukosh nuk është rast i izoluar, por është dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik që Serbia e ka bërë në Republikën e Kosovës.
“Por, qëndresa e shqiptarëve të Kosovës, guximi dhe po ashtu bindja që duhet të qëndrojmë të fortë, e ka detyruar Serbinë që të zmbrapset. Pra, lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndresa e popullit tonë dhe mbështetja e partnerëve tanë ndërkombëtarë, kanë bërë që Kosova edhe të çlirohet, edhe të jetë e lirë, edhe të jetë e pavarur”, është shprehur ajo.
Hahxiu tha se si institucione të Republikës së Kosovës do të angazhohen në vazhdimësi që t’i adresojnë përgjegjësitë që kemi e sidomos në rastet kur kanë të bëjnë me drejtësinë, sepse sipas saj, nuk mund të vazhdojnë tutje pa pasur drejtësi për krimet e luftës.
“Kudo që po shkojmë, kërkesa e familjarëve është që të ketë drejtësi për këto raste”, ka thënë ajo. “Ju e dini që së fundmi janë ndërmarrë shumë veprime, përfshirë edhe gjykimin në mungesë, sepse Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës. Prandaj, edhe përkundër faktit që së fundmi ka pasë përparime në këtë drejtim, kaq shumë krime ka pas në Kosovë që janë bërë nga Serbia, sa që përparimet duken pak. Prandaj, i thërrasim institucionet e drejtësisë që të vazhdojnë punën dhe angazhimin në hetimin, pra ndjekjen penale dhe gjykimin e kriminelëve të luftës”, ka theksuar Haxhiu.