Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu i kërkon sqarime Speciales për vendimin ndaj Thaçit

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur të padrejtë vendimin e Dhomave të Specializuara që të mos ia lejojnë ish-presidentit Hashim Thaçi pjesëmarrjen në varrimin e babait.

Ajo iu është drejtuar me pyetje Gjykatës Speciale, duke iu bërë thirrje të ndërmarrin “masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendojmë se ky vendim është i padrejtë dhe në bazë të rrethanave duhet rishqyrtuar. Ju kërkoj të më tregoni shqetësimet e mia dhe të ndërmerrni masa të menjëhershme që të mos shkelen të drejtat e z. Thaçi”, thuhet në kërkesën e Haxhiut për Dhomat e Specializuara.

Të hënën, Haxhiu e quajti “absurd” vendimin e Speciales.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, ka shkruar ajo në Facebook.

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit, do të varroset të martën (18 mars).