Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka dekretuar disa ligje të premten. Ajo i ka cilësuar si “të rëndësishëm për qytetarët dhe Republikën” ligjet e dekretuara.
Një prej tyre është edhe ai për marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Ndërsa, të tjerë përfshijnë atë për kujdesin shëndetësor, marrëveshjet financiare me BE-në, etj.
“Disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore. Po ashtu, kam dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Bordin e Paqes, ligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe ligjet që lidhen me marrëveshjet financiare me Bashkimin Evropian dhe Agjencinë Franceze për Zhvillim”, ka njoftuar Haxhiu në Facebook.
Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet shtete nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që i janë bashkuar Bordit të Paqes, ndërsa nga vendet e BE-së, vetëm Hungaria dhe Bullgaria.
Ky mekanizëm është formuar me synimin që të mbikëqyrë zbatimin e planeve të paqes në zonat e konfliktit, me fokus fillestar në Rripin e Gazës dhe në rindërtimin e saj. Bordi u themelua dhe do të udhëhiqet nga presidenti amerikan Donald Trump.
-
Haxhiu: Seancën konstituive do ta thërras brenda afatit kushtetues
-
Haxhiu: Kosovës duhet t’i hapet rruga drejt negociatave për anëtarësim në BE
-
Haxhiu kërkon avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE
-
Haxhiu: Dhuna seksuale gjatë luftës, krim që u mbajt gjatë në heshtje
-
Haxhiu: Të njihet përparimi i Kosovës, duke ia dhënë statusin e vendit kandidat