Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para seancës së Kuvendit, ka thënë se partia e tij nuk ka votë për Albulena Haxhiun për kryeparlamentare, por po për tre emra të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nëse sot do të ishte (Glauk) Konjufca, ose Saranda (Bogujevci) ose Shqipe Selimi, do të votonim”, ka thënë ai.
Kur u pyet se nëse nuk do të arrihet të konstituhohet Kuvendi as pas 30 ditësh ai tha se do të vërtetohet qëllimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
“Për fat të keq unë besoj që qëllimi i tij nuk ka ndryshuar, është të vazhdojë me mbajt peng Kosovën, me udhëheq me Kosovën pra në mënyrë jo të ligjshme. Me mbajt peng Kosovën”, u shpreh Haradinaj.
Fillimi i ri, dy dështime
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj paralajmëron protesta
-
Haradinaj i bindur se vendi shkon në zgjedhje: Kurti s’e hapi paketën e Qeverisë
-
Haradinaj: VV-ja e ka me rëndësi që Haxhiu të jetë u.d e presidentes, opozita varet nga ata
-
Haradinaj: 5, 12 ose 19 prilli datat e mundshme për zgjedhje
-
Haxhiu kryeparlamentare, Kurti kryeministër