Deputeti i PDK-së, Bedri Hamza, e ka akuzuar Qeverinë për mosmarrje të masave lidhur me rritjen e çmimit të naftës në vend, duke e quajtur atë “vëzhguese pasive”.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të marrë masa, qofshin përmes ndryshimeve ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qeveria nuk është duke e marrë në konsideratë ndikimin e kësaj dukurie në përkeqësimin e standardit të jetesës së qytetarëve”, ka thënë ai duke e lidhur rritjen e çmimit të naftës me rritjen e çmimeve të produkteve të tjera.
“Çmimi i biletave, a beson dikush që ulet nafta dhe kthehet çmimi i biletave të transportit në nivelin paraprak. Jo këtu ngelet. Qeveria po sillet si vëzhguese pasive”.
Hamza ka paralajmëruar debat parlamentar për shpenzimin e parasë publike, posaçërisht tremujorin e kaluar.
“Kjo qeveri nuk është duke e kujdesur për zhvillimin ekonomik, standardin e jetesës, por është duke bë veprime veç qysh me i konvertu në votë. Blerjen e votës përmes parasë publike”, ka shtuar ai.