Arbëri

Hamza publikon foto me Lladrovcin: Ka qenë, është dhe mbetet PDK

hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka publikuar fotografi gjatë një takimi me Ali Ahmetin dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

“Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK,” tha Hamza.

Hamza në një postim në Facebook ka shkruar se “Drenasi, si komuna e shtatë ku tradita e heronjve të luftës dhe paqes vazhdon të jetë udhërrëfyes, mbetet bastion i fuqishëm i PDK-së dhe i vlerave të UÇK-së”.

“Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit,” u shpreh Hamza.

PDK-ja nën udhëheqjen e Memli Krasniqit nuk ia pati dhënë mundësinë për të garuar si kryetar i Drenasit edhe për një mandat, Ramiz Lladrovcit. Në Drenas PDK-ja ka garuar me Petrit Hajdarin për kryetar të komunës, porse zgjedhjet i fitoi Lladrovci.