Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hamza: Kurti t’i ndërpresë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë partiakë

Bedri Hamza skenderaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas zhvillimeve të mbrëmshme në Drenicë. Ai ka thënë se me urdhër të Qeverisë në detyrë u dërgua njësi speciale atje “me prapavija presioni dhe demonstrimi force”. 

Hamza ka kërkuar vetëpërmbajtje nga votuesit e PDK-së në Drenicë, teksa e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për “politikë të përçarjes”. 

“Mbrëmë pamë skena aspak të mira, ku Policia e Kosovës, me urdhër të Qeverisë, dërgoi njësi speciale në Drenicë me prapavija presioni dhe demonstrimi force. E porosis kryeministrin në detyrë të ndërpresë propagandën, të ndërpresë urrejtjen dhe, para së gjithash, t’i ndalë menjëherë provokimet dhe keqpërdorimin e shtetit për skenarë të tij partiakë. Ai nuk mund ta parandalojë braktisjen nga votuesit me skenarë të rrezikshëm përçarës. Ndalu, Albin”, ka shkruar Hamza të premten. 

Të enjten mbrëma ish-deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar video nga Drenica ku janë parë forca të Njësisë Speciale, derisa ka thënë po ashtu se Kurti i kishte dërguar ato. 

“Dëshpërimi është në kulm, ndërsa zhgënjimi bëhet i pashmangshëm kur sheh se si një njësi elitare si NjSO, në mes të natës, e rrethon Skenderajn me policë të maskuar dhe me armë të gjata… Le ta dijë Albin Kurti se edhe Millosheviqi luftën e kishte nisur në Drenicë. E megjithatë, Drenica historikisht asnjëherë nuk u nënshtrua, asnjëherë nuk u frikësua dhe kurrë nuk e duroi poshtërimin”, ka shkruar ajo. 

Edhe Hamza flet për policinë - hesht për incidentin e PDK-së në Skenderaj LAJMET E MBRËMJES 2 muaj më parë Hamza flet për policinë - hesht për incidentin e PDK-së në Skenderaj

Musliu madje ka telefonuar Policinë drejtpërdrejt mediave dhe ka kërkuar përgjigje për Njësinë Speciale. Siç dëgjohen përgjigjet nga zyrtarët policorë, ata kanë thënë se janë në kontroll rutinë për shkak të afrimit të sezonit të verës.

“S’ka nevojë për shqetësim”, është dëgjuar të përgjigjet një zyrtar nga telefoni.