Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, e ka konsideruar “ditë të zezë për Kosovën” miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave nga Lëvizja Vetëvendosje të enjten në Kuvend.
“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për ta mos miratuar. Sot është një ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, ka shkruar Gutierrez në “X”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli i Mediave të Shkruara (KMSHK) dhe Asociacioni i Gazetarëve (AGK) patën pretenduar se projektligji për KPM-në parasheh që mediat online të futen nën mbikëqyrjen e Qeverisë. Ky projektligj u dënua edhe nga Bashkimi Evropian.
LEXO EDHE: