Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gojnovci: Zhvillimet në LDK e ngatërrojnë situatën e formimit të institucioneve

ggg

Analisti Ejup Gojnovci vlerëson se zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës e komplikojnë procesin e formimit të institucioneve, duke e bërë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje politike. 

Siç ka thënë ai, bashkëpunimi mes partive është i domosdoshëm, por se nuk sheh sinjale konkrete të një komunikimi të tillë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Bashkëpunimin e kanë të domosdoshëm sidomos për presidentin. Do ishte optimiste që në fund të korrikut të kemi institucione të përfunduar. Përveç se nuk kemi askund komunikim të tillë të bashkëpunimit, zhvillimet në LDK, si partneri i preferuar i VV-së, e ngatërrojnë edhe më tepër këtë situatë sepse në LDK nuk kemi një zë që vendos dhe një strukturë politike për të marrë një vendim pastaj bashkë me VV0në të ecin përpara në krijimin e institucioneve”, ka thënë ai.

Derisa ka folur edhe për mundësinë e bashkëpunimit të LVV-së me partitë e tjera, ka theksuar se edhe aty ekzistojnë rrethana që e vështirësojnë arritjen e një marrëveshjeje.  

“Kemi edhe dy parti tjera shqiptare që mund të jenë partnerë. PDK si aleat i mundshëm me VV-në mbetet në  një situatë pritjeje të zhvillimeve në Gjykatën e Hagës. Duke qenë kjo pritje që ngushton hapësirën e veprimit te PDK-ja, mendoj se brenda korrikut do ta kemi të vështirë ta shohim atë si lojtar të rëndësishëm për krijimin e institucioneve, veçanërisht për presidentin. Në anën tjetër, AAK-ja është e vogël në numër dhe nuk çon peshë”, u shpreh Gojnovci.

Lexo përditësimet tjera
Konfront

LIVE: A formohen institucionet këtë verë?