Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LIVE: A formohen institucionet këtë verë?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Marmullakaj: Pozita e presidentit është pozita më politike në vend

1 o. më parë / 30 qer 2026 21:10
Qemajl Marmullakaj

Pozita e presidentit të Kosovës është pozita më politike në vend dhe zgjedhja e tij varet ekskluzivisht nga marrëveshjet ndërmjet partive politike, ka thënë Qemajl Marmullakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), duke komentuar diskutimet rreth emrit të presidentit të ardhshëm.

Sipas tij, praktika politike në Kosovë ka treguar se edhe emërimet në borde të institucioneve rajonale bëhen përmes marrëveshjeve politike, prandaj është e pritshme që e njëjta logjikë të vlejë edhe për postin e presidentit.

“Historiku i Kosovës ka treguar se edhe bordet më të thjeshta rajonale janë politike, janë dakordime politike, nepotizëm, e lëre më presidenti. Pozita e presidentit është pozita më politike në vend, përkundër faktit se me Kushtetutë qëndron mbi partitë dhe nuk duhet të jetë anëtar i asnjë partie kur e merr pozitën”, ka thënë Marmullakaj në “Konfront” të KTV-së.

Ai shtoi se, bazuar në përvojën e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese ka preferuar që në këtë post të propozojë figura të saj, ndonëse në raste të caktuara është orientuar edhe drejt zgjidhjeve të tjera.

Marmullakaj vlerësoi se emrat që përfliten publikisht nuk duhet të bëhen objekt diskutimi pa pasur më parë një dakordim politik ndërmjet partive.

“Dakordimet politike do ta nxjerrin nëse presidenti i ardhshëm do të jetë nga partitë, shoqëria civile apo fusha të tjera. Është çështje e marrëveshjes politike”, deklaroi ai.

Gojnovci: Zhvillimet në LDK e ngatërrojnë situatën e formimit të institucioneve

1 o. më parë / 30 qer 2026 20:43
ggg

Analisti Ejup Gojnovci vlerëson se zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës e komplikojnë procesin e formimit të institucioneve, duke e bërë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje politike. 

Siç ka thënë ai, bashkëpunimi mes partive është i domosdoshëm, por se nuk sheh sinjale konkrete të një komunikimi të tillë. 

“Bashkëpunimin e kanë të domosdoshëm sidomos për presidentin. Do ishte optimiste që në fund të korrikut të kemi institucione të përfunduar. Përveç se nuk kemi askund komunikim të tillë të bashkëpunimit, zhvillimet në LDK, si partneri i preferuar i VV-së, e ngatërrojnë edhe më tepër këtë situatë sepse në LDK nuk kemi një zë që vendos dhe një strukturë politike për të marrë një vendim pastaj bashkë me VV0në të ecin përpara në krijimin e institucioneve”, ka thënë ai.

Derisa ka folur edhe për mundësinë e bashkëpunimit të LVV-së me partitë e tjera, ka theksuar se edhe aty ekzistojnë rrethana që e vështirësojnë arritjen e një marrëveshjeje.  

“Kemi edhe dy parti tjera shqiptare që mund të jenë partnerë. PDK si aleat i mundshëm me VV-në mbetet në  një situatë pritjeje të zhvillimeve në Gjykatën e Hagës. Duke qenë kjo pritje që ngushton hapësirën e veprimit te PDK-ja, mendoj se brenda korrikut do ta kemi të vështirë ta shohim atë si lojtar të rëndësishëm për krijimin e institucioneve, veçanërisht për presidentin. Në anën tjetër, AAK-ja është e vogël në numër dhe nuk çon peshë”, u shpreh Gojnovci.

Mujaj: Brenda LDK-së ka interes për të bashkëqeverisur me LVV-në

1 o. më parë / 30 qer 2026 20:39
Veton Mujaj

Veton Mujaj nga organizata “Syri i Vizionit”, ka thënë se në momentin që certifikohen rezultatet e partive politike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të kuptohet përmes qasjes së partive se a ka vullnet për formimin e institucioneve të vendit.

Mujaj në emisionin “Konfront” në KTV, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka të fshehtë vullnetin politik edhe për shkak të përplasjeve brenda. Sipas tij, brenda LDK-së ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje, megjithatë kjo nuk do të thotë që garantohen votat e 18 deputetëve.

“Aktualisht, vullneti politik është i fshehtë sidomos me këto përplasjet që janë brenda LDK-së ku ka interes nga disa që të afrohen për një formë bashkëqeverisje por nuk dihet pastaj a i kanë numrat për këtë bashkëpunim. Nëse ka një përçarje të vogël që nuk e ofron mundësinë e 18 deputetëve për të krijuar qeverinë atëherë do të duhet gjetur alternativa të tjera”, ka deklaruar ai.

Mujaj ka vlerësuar se qasja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka qenë më liberale ndërsa sipas tij Partia Demokratike e Kosovës po pret se “çka po ndodhë me LDK e AAK-në për ta parë pastaj se si të veprojë”.

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se partia e tij nuk synon pjesëmarrje në qeveri, por se ka disa kërkesa nëse dikush i kërkon ndihmë.

Megjithatë ka renditur gjashtë kërkesa për institucionet e reja. Në mesin e kërkesave është pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan, nisjen e procedurave për ndërtimin e termocentralit me thëngjill e lehtësime për bizneset e vogla të paraparë me ngritje të menjëhershme të pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro (ka qenë pjesë e planprogramit të AAK-së gjatë fushatës).

Sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, kreu i kësaj partie ka deklaruar se nuk ka vija të kuqe me asnjë subjekt politik, mirëpo Sami Lushtaku ka paralajmëruar dorëheqje nga PDK-ja nëse arrihet koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.