Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, Besim Beqaj dhe 8 persona tjerë që janë zyrtarë të ndryshëm publikë, ende janë në pritje të vendimit të Apelit për rastin Pronto. Javë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dërguar në shqyrtim kryesor këtë aktakuzë.
Por, avokatët mbrojtës janë ankuar ndaj këtij vendimi, duke thënë se është i padrejtë. Ata i konsiderojnë të paligjshme provat e Prokurorisë për përgjimet e bisedave të Adem Grabovcit, sepse ishin marrë gjatë hetimeve për një rast tjetër, atë MTPT, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokati Florent Latifaj, i cili mbron Adem Grabovcin, ka thënë për KTV-në se provat e Prokurorisë dhe vendimi i Themelores janë të papranueshme.
Zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, ka konfirmuar se ankesën e kanë pranuar më 19 prill dhe brenda një afati optimal, do të vendosin nëse rasti do të shkojë në gjykim ose do të hidhet poshtë. Pritjet e Prokurorisë Speciale janë që rasti të shqyrtohet në gjykim.
Vitin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzën ndaj 11 personave, përfshirë ministrin Besim Beqaj, deputetin Zenun Pajaziti dhe ish-shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Ata akuzohen për shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Kosovës.