Deri në një orë janë pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikëkalimit kufitar të Merdarit.
Në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është njoftuar se kolonat për të dalë nga Kosova nëpërmjet Merdarit janë 700 metra.
Ndërkohë për të hyrë në Kosovë nëpërmjet kësaj pike kufitare pritjet janë deri në 10 minuta.
Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë. Deri në 40 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet kësaj pike kufitare. Në pikat tjera kufitare pritjet janë 3 deri 5 minuta.
