Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar në New York me homologun e saj kroat, Gordan Grliq Radman. Në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kroacisë, me theks të veçantë në përfundimin e marrëveshjeve dypalëshe që janë në proces.
Sipas njoftimit të Gërvallës, në mesin e tyre, prioritet mbetet njohja e ndërsjellë e patentë-shoferëve, por edhe zgjerimi i bashkëpunimit në shëndetësi, arsim dhe mbrojtje civile. U bisedua gjithashtu për nxitjen e investimeve dhe krijimin e një Komisioni të përbashkët për tregti dhe ekonomi, në mënyrë që marrëdhëniet miqësore të reflektohen edhe në zhvillime konkrete për qytetarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGërvalla theksoi se Kroacia ka qenë gjithmonë shtet mik dhe partner i Kosovës, duke dhënë mbështetje të çmuar në të gjitha fazat e shtetndërtimit. Ajo shtoi se forcimi i demokracisë kërkon përfshirjen e të rinjve, të cilët mbeten garantues të së ardhmes së shoqërive të dy vendeve.