Akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese gjatë së dielës, ka hedhur edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla.
Sipas Gërvallës, bllokadës institucionale “vulën” ia dha Gjykata Kushtetuese me masën e përkohshme pas kërkesës së Listës Serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi përballur gjatë ditëve të fundit me një bllokadë të jashtëzakonshme institucionale, të cilës vulën ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese me masën e përkohshme me kërkesën e Listës Serbe. Jemi përballur me një opozitë që nuk është e gatshme ta pranojë rezultatin e 9 shkurtit 2025... Prandaj ftojmë Gjykatën Kushtetuese dhe partitë tjera opozitare që të heqin dorë nga bllokada e panevojshme dhe të formohet qeveria”, deklaroi Gërvalla gjatë prezantimit të kandidatëve të Listës Guxo për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, raporton kosovapress.
Paraditen e së dielës, akuza ndaj Gjykatës Kushtetuese hodhi edhe kryeminsitri në detyrë Albin Kurti. Sipas tij, Kushtetuesja po funksionon si hije politike e opozitës ndaj Vetëvendosjes.