Gazetarja e KOHËS, Vlerë Mehmeti ka fituar çmimin për storien më të mirë informative në TV, të cilin e ndan Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).
Mehmeti çmimin e ka fituar me hulumtimin me titull “6 milionë euro për pajisjet që nuk mbërritën tek të paralizuarit”, të publikuar në maj të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMehmeti raportoi se si personat me paralizë nuk i kanë marrë asnjë nga 4 mijë e 250 pajisjet që për ta i ka kontraktuar Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës (SHSKUK). Produktet që përfshijnë karroca speciale për fëmijë, karroca elektrike, karroca tualeti, lloje të ndryshme të patericave, tavolina ushqimi, ashensorë elektrikë për pacientë, shtretër elektrikë, jastëkë e dyshekë antidekubitues, nuk u shpërndanë, ndonëse në kohën e raportimit u patën bërë gati një vit prej kur u pat lidhur kontrata në vlerë prej 6 milionë eurosh.
TEKSTI I PLOTË:
Çmimin “Gazetari i Vitit 2025” nga AGK-ja e ka marrë gazetari Agon Sinanaj nga Buletini Ekonomik, për një seri hulumtimesh të ndërlidhura me sektorin e energjisë.
AGK-ja gjithashtu ka ndarë edhe disa çmime tjera.