Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazetarja e KOHËS pengohet nga protestuesit në Leposaviq

Gazetarja e KOHËS, Marigona Brahimi, u pengua të martën në punën e saj gjatë raportimit direkt në qytetin e Leposaviqit.

Ajo po filmonte grumbullin e njerëzve, kur një protestuese iu afrua dhe i kapi krahun. Brahimi tha se në atë moment i drejtoi kamerën asaj, por protestuesja u largua menjëherë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipe të KOHËS po qëndrojnë në Leposaviq, Zubin-Potok dhe në Zveçan, ku po zhvillohet dita e tretë e protestës së serbëve. Serbët po kundërshtojnë zgjedhjen e kryetarëve në komunat veriore dhe vendosjen e tyre në objektet e komunave.