Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka thënë se presin një rezultat edhe më të lartë se ai i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, mori 51% të mbështetjes së qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGashi në emisionin “60 Minuta” në KTV, theksoi se nuk presin ndryshim të rezultatit në zgjedhjet e 7 qershorit pavarësisht lëvizjeve të Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Sigurisht se presim një rezultat sikurse të 28 dhjetorit por edhe më të lartë. Nëse shohim këtë formë të të bërit opozitë në Kosovë, bllokada nuk është zgjidhje. Katër tentativat që i ka pasur LVV-ja për çështjen e presidentit, partitë opozitare i refuzuan të gjitha. LVV-ja i ofroi edhe bashkëqeverisje LDK-së, një partie me 15 deputetë, me rezultatin më të dobët zgjedhor, por sërish refuzoi. Gara është për vendin e dytë sepse Lëvizja Vetëvendosje del e para. Nuk shoh ndonjë ndryshim në rezultate pavarësisht lëvizjeve në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ballafaqimi me Osmanin do të jetë në fushatë
Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit dhe pjesëmarrjes së mërgatës, Gashi ka thënë se me këtë ritëm, presin që të kalohet shifra prej 100 mijë votues jashtë vendit.
“Deri më tani ndonëse kanë kaluar gjashtë ditë, ka kaluar shifra 60 mijë e të regjistruarve jashtë vendit. Pres që ky ritëm të vazhdoj dhe me këtë trend që kemi pres të kalojmë shifrën 100 mijë votues jashtë vendit. Më gëzon fakti që tashmë kanë filluar edhe partitë opozitare që të kenë plane për mërgatën. Në të kaluarën nuk ke gjetur parti opozitare që kanë draftuar të drejtat e mërgatës”, ka thënë Gashi.
Ish-deputetja Gashi ka kërkuar nga partitë e tjera që të jenë më racionale. Sipas saj ka kaluar koha e pazareve dhe gjithashtu ka ndërruar edhe mënyra e të bërit politikë.
“Partitë duhet të jenë më racionale. Ka kaluar koha kur në momente të caktuara janë vendosur interesat individuale për të marrë një votë, për të marrë një terminal, për të marrë një pozitë të ambasadorit. Nuk mund të bëjmë këso lloj pazaresh. Nëse ka diçka që ka ndërruar në mënyrë fundamentale unë mendoj se ka ndërruar qasja e të bërit politikë”, ka thënë Gashi.
Për 6 ditë, mbi 50 mijë pjesëtarë të diasporës kanë aplikuar për të votuar nga jashtë në zgjedhjet e 7 qershorit.
18 mijë nga këto aplikime janë nga Gjermania, 8000 nga Zvicra, 1600 nga Franca dhe të tjera nga Austria, Suedia, SHBA-ja dhe vende të tjera ku jeton diaspora e Kosovës. Afati për regjistrim është i hapur deri të dielën.