Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fushë-Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

KRM Pastrimi

Komuna e Fushë-Kosovës ka shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave, njoftoi kryetari i kësaj komune Valon Prebreza.

Ai ka thënë se në mbledhjen e Këshillit për siguri në Bashkësi është shqyrtuar dhe analizuar gjendja këtë sektor. Prebreza në Facebook ka shkruar se për hapat e radhës nga e hëna do të njoftojë drejtori i shërbimeve publike dhe se problemi do të zgjidhet gjatë javës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot kemi shpallur gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave. Kërkojmë mirëkuptimin dhe ju sigurojmë se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt”, ka thënë ai.

Problemi me mbeturinat është raportuar disa herë jo vetëm në Fushë-Kosovë, por edhe në kryeqytet.

Prebreza në maj të këtij viti ishte ankuar për sabotim politik nga kompania rajonale e mbeturinave, “Pastrimi”. Sipas tij, edhe te shtëpia ku jeton, grumbullimi i mbeturinave nuk ishte bërë për një muaj.

“Vetë te shtëpia ime nuk po vijnë me marr me nga një muaj, pra kemi një sabotim prej KRM Pastrimi dhe kanë të drejtë qytetarët që ankohen e kur thojnë se kjo gjë nuk ka ndodhur gjatë mandatit të kaluar sepse është kryekëput politike. Ata po arsyetohen se nuk kanë kamionë por nuk është e vërtet se qeta kamionë kanë qenë edhe në të kaluarën. Kemi pasur takime të vazhdueshme me menaxhmetin e kësaj ndërmarrjeje dhe kemi kërkuar të lihen anash inatet politike dhe të punojnë për një Fushë Kosovë më të pastër. Kemi sabotim dhe nuk po na mbështesin”, pati deklaruar Prebreza gjatë intervistës në emisionin “tre8tre” në KTV.