Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se përmes ushtrimit fushor “Ujku Shigjetë” është duke testuar aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik. Kjo, sipas njoftimit, po bëhet me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim.
“FSK-ja përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor ‘Ujku Shigjetë’. Ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit. Përmes ushtrimeve të tilla, FSK vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.