Arbëri

Fillon vendosja e letrave ngjitëse në targat e veturave nga Serbia

Fitim Gashi

Në pikat kufitare sot ka nisur zbatimi i regjimit të letërngjitësve të përkohshme në pikat kufitare. Kjo masë është pjesë e marrëveshjes së Brukselit, e arritur ditë më parë.

“E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjidhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave mes vendeve, brenda gjashtë muajve”, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Implementimin e marrëveshjes së dytë të Brukselit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate, duke thënë se janë bërë përgatitjet e nevojshme.

“Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë. Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore e kushtetuese, do të vazhdojë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, si dhe garantimin e lëvizjes së lirë në nivel vendi”, thuhet në njoftim.

Në pikën kufitare në Jarinjë aktualisht është krijuar një kolonë 3 kilometra.

 
Kolona deri në 3 kilometra në Jarinjë

Kolona deri në 3 kilometra në Jarinjë https://bit.ly/3ovfb7b ?

Posted by Koha.net on Monday, October 4, 2021

{gallery}