Arbëri

Ferizaj, tre fëmijë dorëzojnë në polici një portofol me para e dokumente

Para

Tre fëmijë në Ferizaj të moshës 11 dhe 12 vjeç, kanë gjetur një portofol me 614 euro para dhe dokumente personale. Ata ia kanë dhënë një qytetari i cili më pastaj e ka dorëzuar në polici.

Policia e Kosovës në Ferizaj, njofton se ka identifikuar edhe pronaren e cila pasi mori portofolin, konfirmoi se paratë dhe dokumentet ishin të paprekura.

“Me datën 18.11.2025 rreth orës 12:30, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari N. Tërziu, i cili ka sjellë një portofol të gjetur nga tre fëmijët R.T (12 vjeçe), A.T (11 vjeç) dhe D.T (11 vjeç), nxënës të një shkolle në Ferizaj. Portofoli ishte gjetur në një rrugë të qytetit. Brenda në portofol janë gjetur dokumente personale dhe 614 euro. Pas verifikimeve, policia ka arritur të identifikojë pronaren, B.M. nga Ferizaj, e cila është paraqitur menjëherë në stacion dhe ka konfirmuar se të gjitha dokumentet dhe paratë ishin të paprekura. Ato i janë kthyer me procesverbal zyrtar”, thuhet në raportin e policisë.