Familjarët e së moshuarës që u keqtrajtua në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, thanë se për rastin kanë kuptuar pas katër ditësh.
Në një prononcim për KOHËN, ata rrëfyen të mërkurën se e moshuara me inicialet M.N., ka një vit që gjendet në atë shtëpi, ndërsa tash po i përgatisin dokumentet për ta tërhequr nga aty.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtëpia e pleqve “Orenda” publikoi një vendim të mërkurën ku thotë se një ditë më parë (të martën), ka suspenduar nga puna infermieret A.P., A.R., R.K. dhe G.N., për shkak të sulmit ndaj të moshuarës.