Bahamas, i njohur zyrtarisht si Komonuelthi i Bahamas, është shteti i 121-të që e njeh Kosovën si shtet të pavarur.
Vendndodhja: Bahamas ndodhet në Oqeanin Atlantik, në juglindje të Floridës (SHBA) dhe në veri të Kubës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërbërja gjeografike: Shteti përbëhet nga rreth 700 ishuj dhe mbi 2,000 shkëmbinj koralorë, por vetëm rreth 30 ishuj janë të banuar.
Kryeqyteti: Nassau, i vendosur në ishullin New Providence.
Popullsia: Bahamas ka rreth 400,000 banorë. Shumica jeton në Nassau dhe rrethinat e tij.
Gjuha zyrtare: Gjuha zyrtare është anglishtja.
Sistemi politik: Bahamas është monarki kushtetuese. Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar është udhëheqësi simbolik i shtetit dhe me qeveri parlamentare.
Pavarësia: Bahamas fitoi pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar më 10 korrik 1973.
Monedha: Monedha zyrtare është dollari i Bahamas (BSD), i cili ka vlerë të barabartë me dollarin amerikan.
Ekonomia: Ekonomia mbështetet kryesisht në turizëm dhe shërbime financiare, që përbëjnë pjesën më të madhe të të ardhurave kombëtare.
Turizmi: Bahamas njihet për plazhet me rërë të bardhë dhe rozë, ujërat e kthjellë dhe atraksione unike si derrkucët notues.
Të famshmit nga Bahamas: Aktori i parë me ngjyrë që ka fituar çmimin Oscar, Sidney Poitier, ylli i muzikës Lenny Kravitz, aktorja Zoë Kravitz, ylli i mundjes Kimbo Slice.
Flamuri i Bahamas simbolizon bukuritë kombëtare dhe njerëzit. Trekëndëshi i zi përfaqëson fuqinë dhe unitetin e popullit drejt zhvillimit. Shiriti i artë përfaqëson diellin, rërën dhe burimet. Shiritat akuamarinë përfaqësojnë detin që e rrethon.