Arbëri

Emisarja britanike flet me Kurtin, ia shpreh shqetësimin për tensionet Kosovë - Serbi

kurti

Foto: Arkiv

E dërguara e Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, ka biseduar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të martën, për të diskutuar për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e Ambasadës britanike në Kosovë thuhet se emisarja britanike ngriti shqetësimin për tensionet mes të dyja shteteve dhe nevojën për të zgjidhur çështjet përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, foli sot me kryeministrin në detyrë Kurti për të diskutuar shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në njoftim.

Karen ka thënë se do të presë përfaqësuesit e Kosovës në takimet në Procesin e Berlinit në tetor në Britani.

Karen do të flasë edhe me presidentin e Serbisë në ditët në vazhdim.