Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po i heton keqpërdorimet në PTK, është duke i intervistuar tre ekspertë të telekomunikacionit.
Eksperti Naim Maloku, gjatë dëshmisë së tij, ka thënë se PTK-ja, që nga ngritja e konkurrencës ka filluar të degradojë, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një konkurrencë e tillë i është bërë me kontratën me Z-Mobile”, ka thënë ai.
Sipas tij, është e palogjikshme se si janë përcaktuar kushtet e kontratës.
“Nuk ka ndonjë logjikë që 70% e fitimit t’i ndahet operatorit virtual, kurse vetvetes 30%”, ka thënë Maloku.
Ka thënë se “nëse do të ishte nënshkruesi i kontratës me Z-Mobile, si ekspert i telekomunikacionit do ta shqyente diplomën”.
Pas tij pritet të dëshmojë eksperti tjetër, Ismet Hamiti.