Serbët në veri të Kosovës po vazhdojnë të dorëhiqen nga vendet e tyre të punës, pas vendimit të javës së kaluar nga përfaqësuesit politikë serbë për t’u larguar nga institucionet e Kosovës.
Pas përfaqësuesve politikë, policët, gjyqtarët dhe prokurorët, të mërkurën dorëheqjen kanë dorëzuar edhe zyrtarë të lartë të komisioneve komunale zgjedhore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vazhdën e njoftimit nga institucionet e Kosovës se zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë komunash do të mbahen në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kryetarët e komisioneve zgjedhore komunale kanë dhënë dorëheqje mëngjesin e sotëm nga pozitat e tyre. Këtë e ka konfirmuar Sllobodan Dimitrijeviq, zyrtar i lartë i KKZ-së për Mitrovicën e Veriut.
“Në një veprim të tillë kemi vendosur me njoftimin e Qeverisë së Kosovës se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të shpallen në komunat tona pa marrëveshje politike dhe vullnetin e qytetarëve në komunën Leposaviq, Zveçan, Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok. Në një situatë kur na kërkohet të bëjmë zgjedhje një proces që është i pamundur të realizohet. Ne besojmë se realizimi i një procesi të tillë zgjedhor pa arritur marrëveshje politike dhe pëlqimin e qytetarëve tanë është një mision i pamundur”, ka thënë ai për KosovoOnline.
Serbët në veri vendosen të largoheshin nga institucionet e Kosovës pasi pretendojnë se Prishtina ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe nuk po i respekton të drejtat e tyre.