Edhe pse që nga janari i vitit 2017 Autoriteti i Hekurudhave ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të trenave ilegalë në veri, vetëm një është ndaluar ndërsa dy të tjerë janë duke vazhduar të veprojnë ilegalisht në atë pjesë.
Këtë e ka bërë të ditur Shkumbin Hyseni nga Bordi i Autoritetit të Hekurudhave gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të këtij institucioni nga Komisioni për Zhvillim Ekonomik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se ndalimi i këtyre trenave ilegalë do të duhej të bëhej nga autoritet tjera dhe se nuk e di pse s'ka ndodhur kjo, raporton Koha Ditore.
Hyseni ka folur edhe për numrin e aksidenteve hekurudhore që kanë ndodhur gjatë 2018, duke treguar se ka pasur 19 aksidente ndërsa tre persona kanë humbur jetën nga këto aksidente.
I pyetur nga deputetët se a ka ndodh kjo për shkak të vendkalimeve ilegale, ai ka thënë se shumica e tyre ka ndodhur në vendkalimet legale të cilat janë në numër të madh diku rreth 260 vendkalime.
Sa i përket vendkalimeve ilegale ai ka thënë se janë diku 32 të tilla, por që kanë probleme në mbylljen e tyre pasi, siç ka thënë, ato pas mbylljes hapen sërish.
Me 5 vota për dhe një abstenim, Komisioni ka miratuar këtë raport.