Në episodin e 43-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është sociologu serb Dushan Janjiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanjiqi: Asociacioni nuk funksionon në Kosovë shkaku i demografisë dhe konceptit ekzekutiv
Sociologu serb Dushan Janjiq ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk është model i zbatueshëm në Kosovë, duke përmendur ndryshimet demografike dhe konceptin fillestar politik që, sipas tij, e ka shoqëruar këtë ide.
Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, Janjiqi ka thënë se që në fillim pas Asociacionit fshihej një ide politike që tejkalonte kornizën e vetëmenaxhimit lokal. Ai rikujtoi edhe sloganet e dikurshme të Lista Serbe në veri të Kosovës – “Votoni sot, nesër ndërtojmë” – duke lënë të kuptohet se projekti ishte konceptuar si instrument pushteti.
Sipas Janjiqit, një ndër arsyet kryesore pse Asociacioni nuk mund të funksionojë lidhet me faktin se kategoria “e banuar me shumicë serbe” është e ndryshueshme.
“Demografia është kategori e ndryshueshme”, theksoi ai, duke shtuar se përkufizimi i komunave si “kryesisht të banuara nga serbët” mund të ndryshojë me kohën, duke e bërë modelin të paqëndrueshëm
Ai argumentoi gjithashtu se nëse Asociacioni do të kishte kompetenca ekzekutive, atëherë do të duhej të përfshiheshin edhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në ato zona ku ata janë pakicë, për të shmangur përjashtimin dhe bllokimin institucional. Përndryshe, sipas tij, çështje si ekologjia apo fusha të tjera publike do të politizoheshin dhe do të lidheshin drejtpërdrejt me pushtetin ekzekutiv, duke e bërë strukturën jofunksionale.
Janjiq e rikujton konceptin që e dha për Kosovën më 1997: Nuk do të kishte luftë
Sociologu serb Dushan Janjiq ka rikujtuar një koncept alternativ për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, që sipas tij ishte arritur si model qysh në vitin 1997, por që nuk u realizua për shkak të mungesës së vullnetit politik nga ana e Serbisë.
Në bashkëbisedim me publicistin Veton Surroi në podcastin PIKË, Janjiq ka thënë se në kuadër të një iniciative të mbështetur nga “Carnegie Corporation of New York”, ishte arritur një dakordim parimor për “autonomi të lartë nën garanci ndërkombëtare”, ku garancia ndërkombëtare nënkuptonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, modeli parashihte që statusi përfundimtar të mos paragjykohej, por të ishte rezultat i një procesi politik dhe tranzicioni të integruar.
“Statusi u la të jetë rezultat i procesit, e jo paragjykim”, theksoi Janjiq, duke shtuar se kjo ishte një zgjidhje reale dhe jo naive, pasi pritej të mbështetej nga Madeleine Albright dhe administrata amerikane e kohës.
Ai tregoi se në proces ishin përfshirë figura të rëndësishme politike nga të dyja palët, përfshirë Vuk Drashkoviq, Vesna Peshiq, Mark Krasniqi dhe Adem Demaçi, ndërsa pritej që në një fazë të mëvonshme të përfshiheshin edhe Sllobodan Millosheviq dhe Ibrahim Rugova.
Sipas tij, koncepti i vitit 1997 dëshmoi se ekzistonte hapësirë për marrëveshje para përshkallëzimit të konfliktit dhe bombardimeve, por mungesa e mbështetjes përfundimtare politike bëri që ai shans të humbej.
“Me gjithë tronditjen që delegacioni (serb) nuk erdhi (në SHBA), në atë gjysmë ore, u dakorduan ato katër pika. Ato katër pika konsiderohen sot, ai dokument si shembull, si një mundësi e humbur. Dhe ishte e nevojshme që mos të kishte luftë, dhe zëdhënësi (i Shtëpisë së Bardh) tha: ‘për shkak të mosparaqitjes së tij, por edhe pse kemi njohuri se Millosheviqi po armatoset nga Bjellorusia dhe Rusia, Serbia do të bombardohet, nëse kjo vazhdon’. Ishte hera e parë që përmendej bombardimi”, rrëfeu Janjiqi për takimin e 1997-s.
Janjiq: Ndarja apo Asociacioni në Kosovë nuk e zgjidh çështjen e serbëve
Në një bashkëbisedim në podcastin PIKË me publicistin Veton Surroi, sociologu serb Dushan Janjiq ka shpjeguar pse ishte kundër dy projekteve politike për Kosovën që, sipas tij, janë promovuar nën idenë “të gjithë serbët nën një kumbull”: copëtimi i Kosovës/ricaktimi etnik i kufijve dhe territorializimi etnik përmes Asociacionit.
Janjiqi theksoi se përveç këtyre dy opsioneve ka ekzistuar edhe një i tretë – ndarja e Kosovës përgjatë lumit Ibër – por as ky, sipas tij, nuk do ta zgjidhte problemin kombëtar serb.
“Shumica e serbëve jeton në jug të Ibrit, përfshirë në Graçanicë”, ka thënë ai, duke argumentuar se ndarja territoriale nuk do të përfshinte realitetin demografik në terren.
Ai shtoi se ndërtimi i një shteti mbi baza etnike është i paqëndrueshëm.
“Mbi baza të etnisë nuk mund të ndërtosh shtet. Shtetin e bën shtetësia”, u shpreh Janjiqi, duke theksuar se identiteti, kultura dhe gjuha mund të zhvillohen edhe pa projekte territoriale ekskluzive.
Duke folur për periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë dhe politikat e Slloboan Millosheviqit, ai kritikoi përpjekjet për t’i nënshtruar shqiptarët dhe për t’i shndërruar në “qytetarë të rendit të dytë”. Sipas tij, këto politika jo vetëm që dështuan, por prodhuan pasoja që, siç tha, po i paguan edhe vetë kombi serb.
Janjiqi theksoi se alternativa e vetme e qëndrueshme ka qenë riorganizimi i sinqertë i shoqërisë mbi baza demokratike, ekonomike dhe pluraliste, dhe jo projekte që synojnë ndarje etnike apo kontroll territorial.