Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari John Duncan të hënën u pyet nëse i njeh Azem Sylën dhe Sokol Bashotën.
Për të parin, dëshmitari tha se është emër që e ka dëgjuar, ndërsa kur u pyet për Bashotën ai tha se nuk është i mirë me emrat, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke u munduar që t’ia rifreskojë kujtesën dëshmitarit, prokurori Matt Halling i tha se çka nëse i thuhet se Azem Syla ka qenë ish-komandant i përgjithshëm i UÇK-së dhe Sokol Bashota ish-zëvendëskomandant.
Si rrjedhojë, dëshmitari Duncan tha se emrat i ka të dëgjuar pasi i dha pak kontekst prokurori. Ai tha se nuk i mban mend as emrat e Zonave Operative siç janë ndarë në UÇK.
Ndryshe, me kaq përfundoi seanca e sotme për të vazhduar edhe nesër me dëshminë e të njëjtit dëshmitar.