Arbëri

Duncan për dhunën e pasluftës: S’ishte e orkestruar nga UÇK-ja

John Stewart Duncan

Dëshmitari John Duncan deklaroi të hënën në Hagë se dhuna që ishte shfaqur pas përfundimit të luftës nga ana e shqiptarëve nuk ishte e orkestruar nga UÇK-ja dhe se Hashim Thaçi ka bërë thirrje për qetësi.

“Në mënyrë të pavarur, jo. Për shkak se me sa e kuptonim ne, nuk ishte dhunë e orkestruar. Ajo që donim ne ishte që ai të lëshonte thirrje ndaj kosovarëve që të përmbaheshin. Megjithatë, siç e përshkrova, bëhej fjalë për sulme të hakmarrjes, oportuniste-kriminale. Si çdo politikan, ai mund të lëshonte thirrje për qetësi, por nuk ishte në gjendje që ta zbatonte një gjë të tillë për shkak se nuk ishte e organizuar nga UÇK-ja”, tha ai, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Këtë deklarim, dëshmitari e bëri pasi u pyet nga avokatja Nina Tavakoli se a mund të ndalohej kjo dhunë më 1999 nga Thaçi.

Dëshmitari tha se këtë thirrje për qetësi e bëri Thaçi dhe se ata ishin krejt ajo se çfarë i kërkuan atij lidhur me këtë pjesë.

Me kaq përfunduan pyetjet e mbrojtjes së Hashim Thaçit për të vazhduar me ato të mbrojtjes së Kadri Veselit të përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.

Lexo përditësimet tjera
John Stewart Duncan

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, fillon dëshminë diplomati britanik John Stewart Duncan

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të hënën ka filluar dëshminë ish-këshilltari politik...