Dogana ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të produkteve të dyshuara si të falsifikuara gjatë një operacioni të zhvilluar në pesë lokacione në rajonin e Prishtinës.
Sipas njoftimit, gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar patika që mbanin shenja tregtare të markave të njohura ndërkombëtare, ndërsa vlera e përafërt e mallrave të sekuestruara vlerësohet të jetë rreth 200 mijë euro.
"Të gjitha produktet e dyshuara janë konfiskuar dhe janë vendosur nën mbikëqyrjen e autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore", thuhet në njoftim.
Operacioni u realizua në bashkëpunim me Prokurorinë, ndërsa rasti është duke u hetuar për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe për të identifikuar personat përgjegjës.
-
Bastisen pesë depo biznesesh, sekuestrohen mbathje sportive e veshje në vlerë rreth 800 mijë euro
-
Dogana sekuestron cigare elektrike me vlerë rreth 12 mijë euro
-
Nga një bankë raportohen 225 monedha 2-euroshe false
-
Dogana ndalon mallra të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës
-
Dogana asgjëson sasi të detergjentit që ilegalisht mbante emrin e markës “Ariel”