Përbërja e radhës e Komisionit Evropian duhet të ketë prioritet politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe integrimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë Simeon Djankov, drejtor i Raportit të zhvillimit botëror (World Development Report 2019).
Në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, ish-zëvendëskryeministri, njëherësh ish-ministri i Financave të Bullgarisë (2009-2013), Djankov ka folur për hapat që duhet të ndërmarrë Komisioni i ri Evropian që pritet të dalë nga zgjedhjet që janë mbajtur të dielën, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrioritet i dytë, sipas tij, duhet të jetë kohezioni social i vendeve të rajonit, saktësisht përkrahja e njerëzve për aftësim dhe integrim. Djankov, i cili është themelues i raportit Doing Busness, ka folur edhe për renditjen e Kosovës në këtë raport, por edhe për arsyet pse Kosova nuk po arrin të tërheqë investime të huaja.
Ka thënë se Kosova është një treg i vogël dhe se nuk ka infrastrukturë të mirë për të eksportuar por, sipas tij, Qeveria do të duhej që të fokusohej në tejkalimin e kufizimit të tregut të vogël duke zhvilluar shërbime elektronike, pra jo vetëm mallra, por edhe shërbime si ato të udhëtimit, shërbimet financiare, shërbimet e kontabilitetit, ku nevojiten njerëz të zgjuar, të cilët nëpërmjet kompjuterëve eksportojnë këto shërbime jashtë vendit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)