Arbëri

Disa nga zonat e prekura nga vërshimet, pa rrymë

vershime

Foto: Driton Paçarada

Në disa pjesë të Kosovë nuk ka energji elektrike për shkak të dëmtimeve nga vërshimet. 

Zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj, ka thënë se ekipet po punojnë në terren. 

“Ju njoftojmë se në zonat e prekura nga vërshimet, për arsye sigurie, në disa pjesë nuk ka energji elektrike, si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara në asetet shpërndarëse. Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike, sapo të krijohen kushtet e sigurta”, ka thënë ajo. 

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike më 6 janar pati njoftuar se ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në Drenas, Malishevë dhe Rahovec. Sipas njoftimit të publikuar në Facebook nga KEDS-i bëhej e ditur se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe rrezikut të krijuar në nënstacionin Drenas 220/10 kV, është ndërmarrë masa për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në zonën e Drenasit, për arsye sigurie. Më vonë ishte rikthyer në funksion.