Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja në të cilën pritej të zgjidhej kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në fillimin të mbledhjes zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Arjeta Sadiku tha se mbledhja e sotme nuk mund të mbahet për shkak që anëtari Ahmet Imami, përmes e-mailit ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë në mbledhje për arsye shëndetësore, gjë që pamundësoi kourumin.
Besnik Bislimaj dhe Rrustem Thaqi janë kandidatë për pozitën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) më 12 mars shpalli konkurs për kryesues të ri, i cili ishte i hapur deri më 26 mars 2026.
Dy gjyqtarët që po kandidojnë për këtë pozitë janë anëtarë të këtij institucioni.
-
Dështon sërish mbledhja e KGJK-së, mungon vetë kandidati për kryesues
-
Dështon sërish mbledhja për pozitën më të lartë në Gjyqësor
-
Dështon mbledhja për pozitën më të lartë në Gjyqësor, njëri kandidat alarmon për ndikim politik
-
S’ka kuorum, dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të ri të Këshillit Gjyqësor
-
Dështon zgjedhja e zëvëndëskryesuesit të KGJK-së