Arbëri

Deputetja e VV-së – Prattipatit: S’është mirë nëse e vizituat Kushtetuesen një ditë para njoftimit

Arbëreshë Kryeziu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni në vazhdën e kritikave ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive, ka përmendur edhe të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

“E nderuara zonja Prattipati,  nuk është mirë nëse i keni vizituar një ditë para se gjyqtarët e Kushtetueses të vetëposhtëroheshin me këtë njoftim për Aktgjykimin”, ka shkruar ajo në ">Facebook.

Nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nëse Prattipati ka vizituar Kushtetuesen këto ditë.

KOHA ka dërguar pyetje të premten në mbrëmje në Ambasadën e SHBA-së për deklarimin e Kryeziu-Hysenit, dhe për aktvendimin e Kushtetueses. Sapo të ketë përgjigje, do të publikohen artikuj me qëndrimet amerikane.

Vendimi i Kushtetueses, i bërë publik të premten, përcakton që deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit përmes votimit të hapur dhe brenda afatit prej 30 ditësh. Po ashtu, është sqaruar se i njëjti kandidat mund të votohet maksimumi tre herë dhe se të gjithë deputetët kanë detyrim të marrin pjesë në procesin e votimit.

Ky vendim është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se po mban anë dhe po sfidon vullnetin popullor.

Lexo përditësimet tjera
kusht.

Vendimi i Kushtetueses mirëpritet nga ish-opozita, pushteti hedh akuza ndaj Gjykatës