Është dënuar me 15 vjet burgim Millosh Pleskoviq i akuzuar për krime lufte.
Pleskoviq akuzohet se gjatë vitit 1998-99 në Prizren në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur kishin vrarë tre civilë shqiptarë dhe plagosur disa të tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale e ngritur më 7 qershor 2024, Millosh Pleskoviq gjatë vitit 1998-99 në Prizren, në bashkëkryerje me persona të tjerë, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civilë, duke kryer vrasjen e viktimave.
VIDEO:
Deklarata e nënës së viktimave:
Deklarata e avokatit:
Nëna e binjakëve të vrarë nga Pleskoviqi: Duhet të dënohet përjetë
E ëma e Binak dhe Reshat Dacit, dy viktimave të vrara nga Millosh Pleskoviq gjatë luftës, ka thënë se dënimi prej 15 vjetësh për të, është shumë i ulët.
Pas shpalljes së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë të enjten, ajo ka thënë se ky dënim duhet të jetë i përjetshëm.
“M’i ka vrarë dy djem Milloshi, nga 29 vjet i kanë pasur. 15 vjet kurgjë nuk janë, janë shumë pak, ai duhet të dënohet përjetë”, ka thënë ajo para gazetarëve.
E motra e binjakëve të vrarë gjatë luftës, Ganimete Daçaj, ka thënë se dënimi për Pleskoviqin nuk është meritor.
“Ata duhet përjetë, ai po paraqitet që s’i kanë gjuajt vëllaznitë e mi. Ai Milloshi është. Ai mi ka masakru vëllaznit. Pak asht ajo, shumë duhet, jo vetëm ai, krejtve. Ai i ka mbytë krejt. Nuk janë vetëm vëllaznit e mi, nëna ime që sa vjet është t’u kajtë. Duhet shumë. Pak asht drejtësia, nuk është në nivel, duhet më shumë”, ka thënë ajo.

Avokati Gjini: Pleskoviqi ishte pjesëtar i Beretave të Kuqe, duhet dënim i përjetshëm
Avokati i palës së dëmtuar, Gent Gjini ka thënë se nga provat shihet se Pleskoviqi ka qenë pjesëtar i Beretave të Kuqe (Njësia për Operacione Speciale e Serbisë), andaj dënimi ndaj tij duhet të jetë maksimal.
Sipas Gjinit, dënimi prej 15 vjetësh është diskriminues për të gjitha familjet e viktimave të luftës.
“Si avokat i palës së dëmtuar dua të them se është gjykuar një kriminel lufte me ligjet e ish- Jugosllavisë paramendojeni. Tribunali i Hagës paraqet dënime maksimale, ndërsa ky dënim është shumë pak në raport me rrethanat e masakrën që e ka bërë, zonjës ia ka masakruar dy fëmijët binjakë dhe janë faktet se si ua ka prerë gjymtyrët. E gjykata t’i dënojë me 15 vjet, me ligj të ish-Jugosllavisë, ky është diskriminim. Hera e parë që po dënohet një pjesëtar i Arkanoviqëve, i Beretave të Kuqe që kanë bërë krim. Ne do të bëjmë ankesë e ndoshta do të shkojmë edhe në Tribunal të Hagës të marrim jurisprudencë dhe praktikën gjyqësore se sa janë dënuar kriminelët e luftës jugosllave me Bereta të Kuqe, ku atje janë dënuar me dënim maksimal, të përjetshëm, ndërsa këtu dënohen me 15 vjet burgim, kjo është absurde”, ka thënë ai.